RTSH Sport Live

Champions League, Egnatia për të përmbysur Borac Banja Lukën në RTSH Sport

  • 17/07/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Champions League, Egnatia për të përmbysur Borac Banja Lukën në RTSH Sport

Egnatia është në ditën e saj të madhe. Edhe pse sezoni i ri futbollistik sapo ka filluar të besuarit e Tetovës janë përballë një prove të vështirë pasi në në orën 21:00 do të luajnë ndeshjen e kthimit me Borac Banja Luka. Dueli i “Elbasan Arena” do të transmetohet në RTSH Sport.

Rrogozhinasit janë mposhtur 1-0 në sfidën e parë dhe në Elbasan do të tentojnë ditën e nesërme fitoren për të tentuar kualifikimin për në fazën tjetër të këtij turneu. Edlir Tetova do të ketë mungesa dhe rikthime.

Kështu Renati Malota ia ka dalë të rikuprohet në kohë për këtë përballje do të jetë në fushë. Ndërkohë Bakayoko nuk ka mundur të rikuperohet pas dëmtimit që mori në sfidën e parë. Mungesa e sulmuesit bën me “dhimbje koke” Tetovën, pasi duhet të gjejë zëvendësuesin e tij në majën e sulmit.

Formacionin i mundshëm:

Egnatia: Sherri, Dylis, Malota, Xhemajli, Fangaj, Lushkja, Aleksi, Ajilev, Ibrahimoglu, Kasa. Trajner: Edlir Tetova