RTSH Sport Live

Charles Leclerc, një Ferrari si dhuratë

  • 09/04/2021
  • |
  • Formula 1
Charles Leclerc, një Ferrari si dhuratë
Shtëpia Maranello i ka dhënë pilotit të saj një dhuratë të çmendur: njëvendëshen me të cilën triumfoi në Grand Prix të 2019 në Spa dhe Monza

Charles Leclerc ndau dy imazhe me mbi 4 milion fansat e tij në faqen e Instagram (në historitë e tij). E para këtë mëngjes, e futur brenda një kamioni dhe në të cilën shfaqet një makinë e mbuluar nga një mbulesë e kuqe me logon e Ferrarit dhe komentin e tij: "Diçka e veçantë sapo ka mbërritur në shtëpi".

E dyta, pas disa orësh, konfirmoi dyshimet e tifozëve të tij: makina e mbuluar është SF90, Ferrari i sezonit 2019, me të cilin Charles nënshkroi dy triumfe (Spa dhe Monza) dhe tetë podiume të tjerë. Piloti nuk ka komentuar mbi foto përveç buzëqeshjeve në formë zemre.

Leclerc nuk është piloti i pari që merr një dhuratë të ngjashme nga ekipi i Maranello, në fakt majin e kaluar, i kishte dhënë një dhuratë të ngjashme ish-pilotit të saj, Kimi Raikkonen. Me pak fjalë, kompania italiane konfirmon veten të jetë vërtet bujare me pilotët e saj.