RTSH Sport Live

Chelsea frenon përsëri, vetëm një barazim me Bournemouth

  • 17/09/2023
  • |
  • Angli
Chelsea frenon përsëri, vetëm një barazim me Bournemouth
Blutë nuk arrijnë të bëjnë një përparim dhe e mbyllin ndeshjen pa gola: Pochettino ka 5 pikë pas 5 javësh

Nisje makth për Chelsea-n e Pochettino-s, i cili nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Bournemouth në javën e pestë të Premier League dhe u ngjit në kuotën e 5 pikëve. Një tjetër ngadalësim për blutë që aktualisht janë në vendin e 14-të, pavarësisht merkatos së transferimeve faraonike të sesioneve të fundit.

Dominim territorial dhe mundësi për Chelsea-n, i cili megjithatë nuk arrin të dalë kurrë nga ngërçi. Bournemouth u mbrojt mirë dhe fiton një pikë të artë, e cila e vendos në vendin e 15-të pak pas bluve. Pochettino ende nuk është zgjuar, duke koleksionuar barazimin e tij të dytë si trajner i Chelsea. Fitorja e fundit daton në ndeshjen e tretë kundër Luton-it.