RTSH Sport Live

Chelsea punëson psikolog për lojtarët

  • 06/02/2023
  • |
  • Angli
Chelsea punëson psikolog për lojtarët

Mediat angleze kanë zbuluar sot se Chelsea ka punësuar një “trajner mentaliteti” për lojtarët e klubit. Mësohet se Gilbert Enoka ka nisur punën menjëherë pas eksperiencës që kishte si menaxher lidershipi në 6 vitete e fundit me përfaqësuesen e regbisë të Zelandës së Re. Po me këtë ekip Enoka ka punuar për 15 vite duke kryer përgatitësin e aspektit mendorë të lojtarëve të kombëtares, e cila është absolute në sportin e regbisë.

Enoka është parë nga Todd Boehly si njeriu i duhur pëe të bërë të mundur që paratë e zhpenzuara prej tij në merkaton e dimrit të japin frytet e veta sa më shpejt të jetë e mundur. Në rast se Chelsea nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampioneve atëherë dëmi financiar për Chelsea-n do të ishte katastrofik.