Delegacioni kuqezi ka vendosur që në ceremoninë e mbylljes së “Paris 2024” flamurin tonë ta mbajnë dy mundësit, të cilët i dhanë medaljet historike Shqipërisë.
Burime pranë KOKSH kanë konfirmuar për Radio Televizionin Shqiptar se Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do të mbajnë flamurin shqiptar në parakalimin e fundit në “Paris 2024”.