RTSH Sport Live

Çiklizmi zhvillon garën e dytë të sezonit

  • 08/05/2021
  • |
  • Të tjera
Çiklizmi zhvillon garën e dytë të sezonit
Kupa “Xhemal Tusha” nderon ish-trajnerin e Burrelit, garohet në të 3 kategoritë

Federata Shqiptare e Çiklizmit zhvilloi këtë të shtunë në nderim të ish-trajnerit të Burrelit, Xhemal Tusha, një garë çiklistike me të 3 kategoritë  e moshave, kadet, apo thënë ndryshe paratërinjtë, me gjatësi 46.8 kilometra, Xhunjorët, apo të rinjtë dhe Nën-23-vjeçarët dhe Elita, dmth, të rriturit, me gjatësi 83 kilometra.

 Në këtë garë garuan çiklistë të 11 ekipeve, Partizanit, Tiranës, Vllaznisë, Burrelit, Studentit, Teutës, Apolonisë, Elbasanit, Flamurtarit, Skënderbeut dhe Besës. Tek paratërinjtë, vendin e parë e zuri Servet Kastrati i Vllaznisë, me kohën 1 orë e 35 minuta, në vendin e dytë, Emil Priftaj i Tiranës, një minutë e gjysmë më pas dhe në vendin e 3-të Henri Hysa i Teutës, 4 minuta e gjysmë më vonë.

Tek të rinjtë, vendin e parë e zuri ish-çiklisti i Burrelit që tashmë garon me ekipin e Studentit, Brikel Barçi me kohën 2 orë, 38 minuta e 34 sekonda, vendin e dytë Nuri Mullalli i Skënderbeut me kohën 2 orë, 40 minuta e 51 sekonda dhe vendin e 3-të Mateo Balaj i Vllaznisë me kohën 2 orë, 43 minuta e 4 sekonda.

Në kategorinë e të rriturve, vendin e parë e zuri Marolino Hoxha i Apolonisë, me kohën  2 orë, 46 minuta e 40 sekonda, vendin e dytë Krisel Sota po i Apolonisë me kohën 2 orë, 48 minuta e 5 sekonda dhe vendin e 3-të Olsian Veliaj i Tiranës me kohën 2 orë, 48 minuta e 45 sekonda.

Për fituesin e kategorisë së të rinjve, Brikel Barçi, i cili garoi për ekipin Studenti tha se fitoren ja dedikon ish-trajnerit të tij Xhemal Tusha.