RTSH Sport Live

Çilavert akuzon Viniciusin: Sillu si burrë, provokon i pari rivalët!

  • 26/03/2024
  • |
  • Të tjera
Çilavert akuzon Viniciusin: Sillu si burrë, provokon i pari rivalët!

Deklarata e djeshme e Vinicius Zhunior në konferencën për shtyp të Brazilit, ku tha se ndihej keq për shkak të sulmeve raciale në Spanjë, ka ngacmuar Hoze Luis Çilavert.

Ish-portieri i Paraguait nuk është përmbajtur në rrjetet sociale ku ka komentuar kështu deklaratën e sulmuesit të Realit: “Është i pari që sulmon dhe ofendon rivalët. Futbolli është për burra dhe ai bën mirë të mos sillet si p……t”.