RTSH Sport Live

City punëson super avokatin e ish-Kryeministrit të Britanisë për tu mbrojtur nga akuzat

  • 08/02/2023
  • |
  • Angli
City punëson super avokatin e ish-Kryeministrit të Britanisë për tu mbrojtur nga akuzat
Lord Pannick KC

Avokati më i njohur në Britaninë e Madhe, personi i cili mbrojti ish-Kryeministrin Boris Johnson në atë që njihet si “Partygate” (skandali përfshiu disa anëtarë të qeverisë angleze, të cilët thyen rregullat e Covid-19 gjatë pandemisë) do të mbrojë edhe interesat e City-t në akuzat që i janë ngritur nga Premier League për shkeljen e mbi 100 rregullave të cilat kanë lidhje me Fair Play Financiar.

Lord Pannick KC ka nisur menjëherë punën për të përgatitur mbrojtjen e ekipit përballë komisionit të pavarur të ngritur nga Premier League. Me pranimin e detyrës Lord Pannick KC kthehet automatikisht mes më të paguarve të Premier League-s edhe pse nuk luan futboll. Lord Pannick KC paguhet me rreth 5000 mijë stërlina në orë.

Kjo nuk është hera e parë që City përballet me të tilla situata. Në 2020 UEFA gjobiti klubin me 25 milionë stërlina si dhe e largoi për dy vite nga kompeticionet europiane. Por pesë muaj më vonë City reduktoi dënimin në 9 milionë stërlina dhe asnjë muaj pezullim nga aktivitetet sportive pas apelit në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit.