RTSH Sport Live

Çmenduri në Argjentinë, një turmë e madhe pret Mesin jashtë një restoranti!

  • 21/03/2023
  • |
  • Gosip
Çmenduri në Argjentinë, një turmë e madhe pret Mesin jashtë një restoranti!
Kampioni i PSG-së, i rrethuar nga tifozët. Për të dalë nga ambjenti, ishte e nevojshme ndërhyrja e policies

Turma masive pritën Lionel Messin në Argjentinë. Kampioni i botës do të drejtojë skuadrën e Scalonit në miqësoret e para pas Botërorit (e premte kundër Panamasë, më pas ndeshjen kundër Curacaos). Ai ishte I pranishëm në një restorant. Kur u përhap lajmi, vendi u rrethua nga mijëra fansa.

Jashtë restorantit, në pak minuta, u mblodh një turmë e madhe: të gjithë të rreshtuar për një foto me kampionin argjentinas ose për një autograf. Për të lejuar Messin të largohej nga klubi, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, e cila e ka shoqëruar jashtë restorantit.