RTSH Sport Live

Çmimi i Madh i Majemit, mbizotëron Ferrari

  • 07/05/2022
  • |
  • Formula 1
Çmimi i Madh i Majemit, mbizotëron Ferrari
Lëklerk dhe Sainz nisen të parët në garën e së dielës që vjen drejtpërdrejt në RTSH (21:30)

Sharl Lëklerk udhëhoqi një mbizotërim të “Ferrari” në Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1, duke qenë më i shpejtë sesa shoku i tij i skuadrës, Karlos Sainz, ndërsa një gabim në xhiron e fundit bëri që Maks Verstapen, që ishte më i shpejti deri në minutat e fundit të provave zyrtare, u detyrua të kënaqej me vendin e 3-të. Verstapeni kryesoi pas xhirove të para në seancën e 3-të dhe të fundit, me 1 minutë, 28 sekonda e 991 të mijëtat, teksa holandezin, Lëklerkun dhe Sainzin i ndanin vetëm 80 të mijëtat e sekondës nga njëri-tjetri.

Por në xhiron e fundit, Leklerku ishte më i shpejti dhe, duke përfituar nga një sektor i mesit më i mirë, ndërsa  dhe duke vendosur kohën më të shpejtë, me 1 minutë, 28 sekonda e 796 të mijëtat. Prapa tij, Sainzi bëri një sektor të parë 2 të dhjetat e sekondës më i shpejtë sesa shoku i tij i skuadrës, por humbi kohë në vijim dhe e mbylli 190 të mijëtat e sekondës prapa pilotit nga Montekarlo.

Ndonëse e nisi më mirë xhiron e fundit, teksa premton Verstapeni e shpërdoroi gjithçka dhe do ta nisë garën e së dielës nga vendi i 3-të, aty ku do të ketë në krah shokun e skuadrës së “Red Bull”-it, Serxhio Perezin. Dhjetëshen e të parëve e plotësojnë Valteri Botas, Ljuis Hemilton, Pjer Gasli, Lando Norris, Juki Tsunoda dhe Lens Stroll.