Në ditët e fundit në rrjetet sociale tifozët e Chelsea kanë shfaqur shqetësimin e tyre sa i përket transfertës zviceriane. Ndeshja mes Servete dhe Chelsea do të luhet të enjten dhe është e para nga dy takimet, të cilat do të vendosin se cila prej skuadrave do të kalojnë për në fazën e grupeve të Conference League.
Në rrjetet sociale tifozët nga “Stamford Bridge” kanë postuar fotografi të ushqimeve, të cilat serviren në “Stade de Genève” dhe kanë shprehur shqetësim për cilësinë e ushqimit dhe çmimet. Sipas postimeve të “Footy Scran” një salçiçe e shoqëruar me pak bukë dhe “catch-up” kushton 9 euro.