“Artemio Franchi” pret ndeshjen mes Fiorentinës dhe The New Saints. Skuadra nga Uellsi është një nga më modestet e sezonit të ri të Conference League dhe sot do të zhvillojë transfertën e parë Europiane.
Sipas drejtuesve të klubit mësohet se lojtarët pas takimit do të fluturojnë së bashku me 179 tifozët e tyre me një avion linje të “Ryanair” drejt Uellsit.
Për këtë zgjedhje ka folur edhe kreu i klubit Mike Harris. Ky i fundit, pasi iu kërkua se përse nuk ka prenotuar një udhëtim të veçantë për lojtarët, të cilët janë në transfertën e parë historike në kompeticionet europiane, tha: “Përse duhet që të bëj diçka të tillë. Pëlqej të shpenzoj para për lojtarët dhe për të forcuar ekipin jo të prenotoj avionë privatë”.
Skuadra “TNS”, e cila përfaqëson qytezën e Llansantffraid, duke u ndeshur me Fioren do të jetë protagoniste absolute përrallave më të bukura që kanë lidhje me futbollin.