RTSH Sport Live

Conte nuk është më trajner i Tottenham

  • 26/03/2023
  • |
  • Angli
Conte nuk është më trajner i Tottenham
Është zyrtare ndarja e hershme mes trajnerit italian dhe ‘Spurs’, të cilët njoftuan divorcin me një shënim të publikuar në rrjetet sociale

Pas shpërthimit të ashpër ndaj lojtarëve të tij dhe 'arratisjes' nga Londra me një fluturim me kosto të ulët, lamtumira mes Antonio Conte (të cilit i skadoi kontrata në qershor) dhe Tottenhamit ishte në ajër dhe tashmë është zyrtare. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me një shënim të publikuar në profilet e tij sociale dhe në faqen e tij të internetit, ku shpjegon se “Cristian Stellini (zëvendës i Contes) do të marrë skuadrën si ushtrues detyre i trajnerit për pjesën tjetër të sezonit, së bashku me Ryan Mason si asistent".

"Mund të njoftojmë largimin e menaxherit Antonio Conte në marrëveshje të ndërsjellë me klubin. Ne arritëm kualifikimin në Champions League në sezonin e parë të Antonios në klub. Falenderojmë Antonio për kontributin e tij dhe i urojmë çdo të mirë për të ardhmen". Këto janë fjalët e presidentit të londinezëve Daniel Levy: "Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Premier League dhe duhet të luftojmë për një vend në Champions League. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të dalin përpara për të garantuar rezultatin më të mirë të mundshëm për klubi dhe mbështetësit tanë fantastikë dhe besnikë”.