RTSH Sport Live

Cristiano Ronaldo “prek fundin”: Ju lutem, mos provoni ta bëni

  • 16/08/2020
  • |
  • Gosip
Cristiano Ronaldo “prek fundin”: Ju lutem, mos provoni ta bëni

Cristiano Ronaldo është transformuar në një zhytës profesionist. Ylli i Juventus ka publikuar videon e një zhytjeje në rrjetet sociale dhe ka shkruar: “Mëngjesin e sotëm jam zgjuar dhe kam pyetur veten: çfarë ndodh në fund të detit? Më quani Poseidon”. CR7 ka zbuluar edhe thellësinë e arritur: 14 metra. Por, më pas, ka këshilluar ndjekësit e tij: “Ju lutem, mos provoni ta bëni”.