RTSH Sport Live

Dani Alves rrezikon 9 vite burg, mbrojtja luan kartën e fundit

  • 04/02/2024
  • |
  • Gosip
Dani Alves rrezikon 9 vite burg, mbrojtja luan kartën e fundit

Nesër në orën 10:00 do të nisë gjyqi ndaj brazilianit Dani Alves. Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit akuzohet për një sulm të dyshuar seksual ndaj një vajze natën midis 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 2022 në një banjë në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë.

40-vjeçari rrezikon nëntë vite burg dhe aktualisht qëndron në paraburgim në pritje të vendimit përfundimtar.

Në këto orë të fundit, avokatët mbrojtës të ish-anësorit po kërkojnë një marrëveshje me viktimën për të shmangur qëndrimin në burg. Mbi 270 gazetarë do të akreditohen në gjykatë.