RTSH Sport Live

Daniel Riçardo, fitues surprizë në Monza

  • 12/09/2021
  • |
  • Formula 1
Daniel Riçardo, fitues surprizë në Monza
 I dyti shoku i tij i skuadrës, Lando Norris, Verstapen dhe Hemilton përplasen dhe tërhiqen

Ka qenë një garë dramatike ajo e Çmimit të Madh të Monzës, teksa jo vetëm që përbërja e podiumit ka qenë e papritur, por edhe fakti që dy rivalët për titull, Maks Verstapen dhe Ljuis Hemilton, u përfshinë në një aksident të frikshëm, që i nxorri të dy nga gara në xhiron e 25-të. Kjo garë, që ishte e 14-ta e kalendarit të këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, ka qenë e dyta, pas Silverstounit, që nisjen e së dielës e pati përcaktuar nëpërmjet eksperimentit të garës së sprintit, që në fakt është një version i shkurtuar i vetë garës së madhe.

Sprintin e fitoi Valteri Botasi të shtunën, por kjo fitore e sprintit i ka vlejtur vetëm 3 pikë më tepër, sepse të dielën ai është nisur nga fundit, për shkak të ndërhyrjeve të shumta që skuadra ka bërë në makinën e tij. Dhe nisja e garës së Monzës ka qenë mbresëlënëse, teksa Daniel Riçiardo la pas Maks Verstapenin e nisur nga vendi i parë, ndërsa në kthesat e para të xhiros së parë, vijoi një betejë e ethshme midis holandezit të “Red Bull”-it dhe britanikut të “Mercedes”-it, me këtë të fundit që u detyruar të sistemohej në vendin e 4-t, pas makinës tjetër “MekLaren”, të Lando Norrisit.

Por përplasja midis dy rivalëve do të arrinte kulmin 24 xhiro më pas, kur dalja në pistë pas ndërrimit të gomave, e solli Verstapenin “rrotë më rrotë” me Hemiltonin, dhe asnjëri nuk hapi rrugë dhe makina e holandezit përfundoi mbi atë të britanikut, që u mbrojt nga “Hejlo”-ja, harku i shumëdiskutuar mbi kokën e pilotit, që në këtë rast e shpëtoi britanikun.

Të dy dolën nga gara, e cila më pas foli vetëm për “MekLareni”-n, që mori dy vendet e para me Daniel Riçiardon dhe Lando Norrisin, ndërsa Valter Botas kurorëzoi një marshim të pabesueshëm nga vendi i fundit në podium, duke marrë vendin e 3-të. Sikundër kualifikueset e së premtes dhe gara sprint e së shtunës, edhe gara e madhe e së dielës, erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. 

Gara:

  1. Daniel Ricciardo (McLaren)
  2. Lando Norris (McLaren)
  3. Valtteri Bottas (Mercedes)
  4. Charles Leclerc (Ferrari)
  5. Sergio Perez (Red Bull)
  6. Carlos Sainz (Ferrari)
  7. Lance Stroll (Aston Martin)
  8. Fernando Alonso (Alpine)
  9. George Russell (Williams)
  10. Esteban Ocon (Alpine)
  11. Nicholas Latifi (Williams)
  12. Sebastian Vettel (Aston Martin)
  13. Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo)
  14. Robert Kubica (Alfa Romeo)
  15. Mick Schumacher (Haas)

OUT

Lewis Hamilton (Mercedes)
Max Verstappen (Red Bull)
Pierre Gasly (AlphaTauri)
Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
Nikita Mazepin (Haas)

Klasifikimi i përgjithshëm

Pilotët:

  1. Max Verstappen 226.5
  2. Lewis Hamilton 221.5
  3. Valtteri Bottas 141
  4. Lando Norris 132
  5. Sergio Perez 118
  6. Charles Leclerc 104
  7. Carlos Sainz 97.5
  8. Daniel Ricciardo 83
  9. Pierre Gasly 66
  10. Fernando Alonso 50
  11. Esteban Ocon 45
  12. Sebastian Vettel 35
  13. Lance Stroll 24
  14. Yuki Tsunoda 18
  15. George Russell 15
  16. Nicholas Latifi 7
  17. Kimi Raikkonen 2
  18. Antonio Giovinazzi 1
  19. Mick Schumacher 0
  20. Nikita Mazepin 0

Konstruktorët:

  1. Mercedes 361.5
  2. Red Bull 350.5
  3. McLaren 215
  4. Ferrari 201.5
  5. Alpine 95
  6. AlphaTauri 84
  7. Aston Martin 59
  8. Williams 22
  9. Alfa Romeo 3
  10. Haas 0