RTSH Sport Live

De Biazi këshillon Italinë: Mos e nënvleftësoni Shqipërinë, mesfusha është pika e fortë

  • 10/06/2024
  • |
  • Euro 2024
De Biazi këshillon Italinë: Mos e nënvleftësoni Shqipërinë, mesfusha është pika e fortë

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku u ka përshkruar Shqipërinë bashkëkombësve të tij. Në Intervistë tekniku, i cili kualifikoi për herë të parë vendin tonë në fazën finale të një Europiani, tregoi pikat e forta dhe të dobta të kuqezinjve si dhe ftoi Italinë të mos e nënvlerësonte.

“Shqipëria mundi Azerbajxhanin 3-1, por ndeshja ishte mjaft e luftuar. Shqipëria më pëlqeu shumë për mënyrën se si dilte nga mbrojtja me rrjetë pasimesh”, nënvizoi De Biazi.

I pyetur se cila ishte pika më e fortë e Shqipërisë, 67-vjeçari tha: “Në mesfushë lojtarë si Asllani dhe Ramadani dinë mirë se si ndalohen aksionet, por edhe si t’i nisin ato. Ndërsa në sulm gjendet Broja, i cili kapitalizon ç’do shans që i paraqitet. Në krah të sulmit Seferi dhe Asani janë një garanci me fantazinë që kanë. I bëj thirrje Italisë së duhet të ketë kujdes edhe tifozët, të shtunën në Dortmund do të jenë të shumtë në numër”.

Mes të tjerash De Biasi tregoi se Italia mund të shfrytëzonte mënyrën e lojës së Shqipërisë. “Me aq sa e kemi parë Silvinjo nuk është një trajner, i cili qëndron pasiv. Skuadrat e tij luajnë hapur, por nuk duhet të harrojmë se ka qenë asistent i një strategu siç është Roberto Mançini”, përfundoi De Biazi.