RTSH Sport Live

De Rossi i bind të gjithë, Roma njofton zgjatjen e kontratës së trajnerit

  • 18/04/2024
  • |
  • Itali
De Rossi i bind të gjithë, Roma njofton zgjatjen e kontratës së trajnerit

Roma dhe Daniele De Rossi do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Njoftimi bëhet nga faqja zyrtare e skuadrës së verdhekuqe. Një veprim i guximshëm, i rrezikshëm, por absolutisht i drejtë.

Pas 100 ditësh si trajner i Romës, De Rossi i ka bindur të gjithë me një rikthim të jashtëzakonshëm në kampionat dhe me një ecuri të mirë në Evropë (sot do të luhet ndeshja e kthimit ndaj Milanit në Europa League).

Nga familja Friedkin deri te CEO Lina Soulokou, të gjithë kërkuan fort rikonfirmimin e De Rossit që përmirësoi cilësinë e lojës, performancat, por edhe dhe mbi të gjitha deklaratat dhe sjelljet e lojtarëve të Romës. Ai bindi edhe publikun më skeptik. Me pak fjalë, një kryevepër e vogël e krijuar nga “ish-kapiteni i ardhshëm”. Një skuadër më e bukur dhe më e qetë, që pas 6 vitesh larg Champions League po lufton fort për t'u rikthyer mes më të mirave të kontinentit.