RTSH Sport Live

Dembelé nderon Barcelonën, -1 nga Atletico

  • 05/04/2021
  • |
  • Spanjë
Dembelé nderon Barcelonën, -1 nga Atletico
Anësori francez i katalanasve vendosi ndeshjen komplekse kundër Valladolid në finale

Ndeshja e fundit në javën e 29-të në La Liga pa Barcelona që të triumfojë ndaj Valladolid vetëm në minutën e 90-të, me golin e Dembelé që i dha ekipit të Koeman tri pikë kyçe, tani vetëm një pikë prapa udhëheqësit Atletico Madrid.

Katalanasit filluan duke e ditur se një fitore do t'i shtynte ata në distancën më të afërt me vendin e parë, përpara se të luajnë ndeshjen e madhe të shtunën kundër Real Madrid, por u desh të punonin shumë për të marrë tri pikët.

Madje Real Valladolid kishte mundësinë për të shënuar me Kenan Kodro, që goditi shtyllë për fatin e mirë të Marc-Andre ter Stegen. Barça gjithashtu goditi shtyllën me Pedrin. Ndërkohë, Plano në minutën e 79-të u ndëshkua me karton të kuq duke e bërë situatën më të lehtë për katalanasit, por që vetëm në fundin e sfidës arritën të gjejnë suksesin.

Me këtë fitore, Barcelona është ngjitur në kuotën e 65 pikëve, një më pak se Atletico e vendit të parë, ndërsa Real Madrid zbret në vendin e tretë me 63 pikë.