RTSH Sport Live

Dembele e Braithwaite shpëtojnë Barcelonën

  • 21/01/2021
  • |
  • Spanjë
Dembele e Braithwaite shpëtojnë Barcelonën
Skuadrës së Koeman i janë dashur 120 minuta lojë për të mundur 2-0 skuadrën e kategorisë së tretë, Cornella

Në ndeshjen e transmetuar në RTSH Sport, Barcelonës i janë dashur 120 minuta lojë për të mposhtur një kundërshtar si Cornella, pjesë e kategorisë së tretë në Spanjë, takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit.

Sinjalet për një mbrëmje të trazuar u dhanë që në minutën e 39-të, teksa Pjanic nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Të njëjtën gjë bëri edhe Dembele në minutën e 80-të dhe skuadrat iu drejtuan shtesës.

Gjithsesi, francezi arriti të korigjojë gabimin menjëherë, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga jashtë zone, asgjë nuk mund të bënte portieri i vendasve. Në fund të shtesës ka mbërritur dhe goli i Braithwaite, duke kompletuar fitoren 2-0 dhe kalimin në 1/8-at e Kupës së Mbretit.