RTSH Sport Live

Depay udhëheq Barçën, Koeman gjen fitoren

  • 26/09/2021
  • |
  • Spanjë
Depay udhëheq Barçën, Koeman gjen fitoren
Memphis Depay dhe Luuk De Jong vendosin ndeshjen në 15 minutat epara, Ansu Fati kthehet te goli pas 11 muajsh

Oksigjen për Barcelonën, e cila kundër Levantes bëri që të harrohen rezultatet e fundit aspak premtuese, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve. Një paraqitje mbresëlënëse e Memphis Depay, i cili mban autorësinë për gjithçka që solli dhe golin e parë të katalanasve nga pika e penalltisë në minutën e 6-të. Tetë minuta më vonë formacioni i Ronald Koeman e vë ndeshjen përfundimisht në tatëpjetë: aksion i shkëlqyer nga Dest, i cili shërben një top të mrekullueshëm për Luuk De Jong, që gjen  golin për të sigluar 2-0.

E njëjta melodi edhe në pjesën e dytë, me katalanasit që dominojnë në lojë, Nico Gonzales dhe Dest shqetësojnë zonën e kundërshtarit. Ansu Fati bën rikthimin e tij pas 11 muajsh dhe luan 10 minutat e fundit, duke gjetur edhe golin 3-0 në fund. Tani, për Koeman, java e ardhshme do të jetë vendimtare: së pari ndeshja e Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Benfica dhe më pas superndeshja e Ligës, të shtunën kundër Atletico.