RTSH Sport Live

Derbi, sherr mes Pedros dhe pankinës së Romës. Edhe Tare zbret në fushë!

  • 19/03/2023
  • |
  • Itali
Derbi, sherr mes Pedros dhe pankinës së Romës. Edhe Tare zbret në fushë!
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë: situata ndizet nga një shkëmbim mes spanjollit dhe Nuno Santos.

Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Pankina e Romës, rivënie për Lazion, Pedro afrohet për të marrë topin, Nuno Santos, trajneri i portierëve të Romës dhe njeriu më i afërt me Mourinhon (i pezulluar) i thotë diçka, reagon spanjolli. Ish në detyrë, u përjashtua nga skuadra në Trigoria pikërisht me ardhjen e Mou.

Minuta të tensionuara dhe gjyqtari Massa u përpoq shumë për të rivendosur qetësinë. Ai ia doli, por duke përjashtuar Nuno Santos dhe Marco Ianni, asistent teknik i Sarrit. Llogari të vjetra edhe në këtë rast: kur Sarri drejtonte Chelsean dhe Mourinho United, Ianni u grind me trajnerin portugez.

Si të mos mjaftonte kjo, gjatë sherrit, Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, zbriti në fushë i shqetësuar. Kur mbaroi pjesa e parë ai u kthye në vendin e tij, por atmosfera ishte ende e ndezur.