RTSH Sport Live

Derbin e fiton spektakli

  • 19/10/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Derbin e fiton spektakli
Tirana dhe Dinamo dhurojnë gjithçka për 1 pikë në Vlorë

Tirana dhe Dinamo janë në ndalur në barzim 0-0 në sfidën e luajtur në qytetin e Vlorës. Derbi i kryeqytetit ka prodhuar pafund episode por në fund nuk pati fitues mes dy ekipeve më të titulluara në Shqipëri.

Mundimi i kilometrave të përshkruara ia vlejti të paktën për tifozët të cilët përjetuan një derbi spektakolar mes Tiranës dhe Dinamos. Në Vlorë u reklamua pothuajse gjithçka ndonëse dy ekipet më të titulluara në futbollin shqiptar nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë 0-0.

Bardheblutë e Bledi Shkëmbit pozicionohen më mirë në fushën e lojës duke depërtuar rrezikshëm në zonën e bluve.

Shkëndijën e parë të sfidës e prodhon Harmoni që tentoi me kokë pa mundur të gjej kuadratin e Aldo Teqjes. Reagojnë të besuarit e Ilir Dajës me Karamba që lëshonë predhën nga distance, por Selmani është i vëmendshëm. Tirana i shkon pranë avantazhit në minutën e 30-të me Prengën që nga fare pranë bën më të vështirën duke mos shënjestruar portën.

Pas këtij momneti loja fokusohet në mesfushë ndonëse orvatjet në zonat respektive nuk munguan. Me shifrat 0-0 mbyllen 45 minutat e para në Vlorë, ndërkohë që fraksioni i dytë nisi me zëvendësime tek Tirana. Shkëmbi lë në dhomat e zhveshjes Abah duke aktivizuar Metën. Kërcënuese është Dinamo me dyshen Zabërgj-Mandela, ky i fundit rreket të bëj keq pa mundur të dërgoj topin në rrjetë.

Në anën tjetër, Prengaj godet por këtë herë është i pafat pasi tentativa e tij ndalet në traversë. Rekordmenët e Superiores janë asfiksues dhe arrijnë të shënojnë një gol spektakolar, por festa e soler sfumohet nga sistemi VAR.

Më tej është radha e Dinamos për ta dërguar topin në fundin e rrjetës, por edhe finalizimi i Lorenco Vilës anulohet për pozicion jashtë loje.

Tirana si ekipi vendas nuk e heq këmbën nga gazi, por është sërish traversa që ndal Prengajn në një penallti në lëvizje. Minutat e mbetura rezultuan sa për statistika me Tiranën dhe Dinamon që hipotekojnë 1 pikë duke rriskuar të humbasin pozicione në tabelën e klasifikimit.