RTSH Sport Live

Dështon Ferrari, triumfon Red Bulli

  • 12/06/2022
  • |
  • Formula 1
Dështon Ferrari, triumfon Red Bulli
Çmimi i Madh i Azerbajxhanit, Maks Verstapenin ka mbërritur i pari në finish

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1, që ka zhvilluar të dielën garën e tij, ka parë një tjetër triumf të dyfishtë të skuadrës së Red Bull”-it, me Maks Verstapenin që ka mbërritur i pari në finish, duke korrur fitoren e 25-të në karrierë, dhe duke e thelluar kryesimin e tij në renditjen e përgjithshme të pilotëve, ashtu sikundër ka bërë edhe skuadra austriake në renditjen e përgjithshme të konstruktorëve. Ndërkohë, në krahun tjetër, ishte një tjetër garë për t’u harruar për “Ferrari”-n, që e mbylli atë me 0 pikë, pasi të dy pilotët nuk arritën ta mbyllnin atë.

Në fakt, ndonëse është nisur nga vendi i parë në pistën qytetase të kryeqytetit azer, Bakusë, Sharl Lëklerk e ka humbur atë që në kthesën e parë kundrejt pilotit të “Red Bull”-it, Serxhio Perez. Por avaria në makinën e pilotit tjetër të “Ferrari”-t, Karlos Sainz, dhe futja e garës në regjimin e makinës virtuale të sigurisë në xhiron e 10-të, i dha mundësi skuadrës italiane ta thërresë pilotin nga Montekarlo për një ndërrim të hershëm të gomave.

Një strategji që dukej se po jepte fryte, pasi Leklerk rimori kryesimin e garës në xhiron e 19-të, duke lënë prapa dy rivalët e skuadrës austriake. Por problemet në motor bënë që Lëklerk të tërhiqet nga gara dhe që nga ai çast, e gjithë gara ishte një rrugë me një kalim për skuadrën e “Red Bull”-it, që merr kështu dy shkallët e sipërme të podiumit, të cilin e plotësoi Xhorxh Rasëlli i “Mercedes”-it, që la prapa shokun e tij të skuadrës, 7 herë “kampionin e botës”, Ljuis Hemilton.

Dhjetëshen e të parëve e plotësuan Pjer Gasli me “AlfaTauri”, Sebastian Fetel me “Aston Martin”, Fernando Alonso me “Alpine”, Daniel Riçiardo dhe Nando Norris me “MekLaren” dhe Esteban Okon me Alpin. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe kjo garë u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "TOP1O 10 1ST ST 2ND BYBIT $Tezos BRAUCH BYBİT Tezos RACLE A২ Bull MAX চ২ Bull TIBC CHECO PEREZ VERSTAPPEN HAMILTON MERCEDES-AMG RUSSELL GASLY ALPHATAURI A VETTEL ASTON MARTIN ALONSO ALPINE 5TH 6TH RICCIARDO MCLAREN NORRIS MCLAREN OCON ALPINE 7TH 8TH 9TH 10TH"

Mund të jetë një imazh i ‎10 persona dhe ‎teksti që thotë "‎2022DRIVERSTANDINGS AFTER AZERBAIJAN GRAND PRIX VERSTAPPEN 150 PEREZ AV LECLERC RUSSELL 129 טבב SAINZ 83 HAMILTON 50 NORRIS 11 BOTTAS 4 OCON 40 GASLY 31 16‎"‎‎