RTSH Sport Live

Dhurata e Georgina Rodriguez për Ronaldon, ja sa vlen makina superluksoze

  • 26/12/2022
  • |
  • Gosip
Dhurata e Georgina Rodriguez për Ronaldon, ja sa vlen makina superluksoze
Modelja mahniti partnerin e saj me një dhuratë shumë të çmuar që e befasoi sulmuesin

Georgina Rodriguez nuk është kursyer aspak për dhuratën e Krishtlindjes për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez ka postuar një foto të një Rolls Royce madhështore të rrethuar me një fjongo të kuqe në llogarinë e tij në Instagram, duke falënderuar partneren e tij për veprimin e këndshëm.

Më saktësisht, është modeli i konvertueshëm Dawn. Çmimi? 345 mijë euro! Padyshim që kjo makinë e ka gëzuar paksa CR7 në një periudhë mjaft të komplikuar mes lamtumirës së Manchester United dhe humbjes në Botërorin e Katarit.