RTSH Sport Live

Dinamo, dy përforcime në mbrojtje

  • 11/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Dinamo, dy përforcime në mbrojtje
David Gjinollari dhe Mateo Mužek janë dy blerjet e bluve

Dinamo godet në merkato. Blutë kanë njoftuar me një postim në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes me dy lojtarë që i përkasin repartit të mbrojtjes. Bahet fjalë për David Gjinollari dhe kroatin Mateo Mužek.

Gjinollari, i cili mbulon gjithë linjën e krahut të majtë, nga mbrojtja në sulm, ka luajtur më parë për Dinamon U17 për tu aktivizuar më pas me skuadrat e Vorës, Burrelit dhe Teutës dy sezonet e fundit.

Ndërsa kroati ka luajtur më parë me Neftchi Baku, Shakhter Karaganda, St. Mirren, FC Sheriff, Larisa dhe FC Alashkert, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Siroki Brijek në Bosnje Herzegovinë.

Njoftimi i klubit:

David Gjinollari firmos për "Nëndetësen"

FC Dinamo City shton përforcimet me David Gjinollarin.

Lojtari 25-vjeçar mbulon gjithë linjën e majtë, nga mbrojtja në sulm, ndaj dhe është një afrim i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Ai ka luajtur për U-17 të Dinamos, për të veshur më pas fanellat e Vorës, Burrelit dhe Teutës dy sezonet e fundit.

Mirë se vjen David.

Mirë se vjen Mateo Mužek!

FC Dinamo City njofton se ditën e sotme ka arritur akordin me mbrojtësin 29-vjeçar kroat.

Mužek vjen në skuadrën 18 herë kampione pas një eksperience të gjatë me skuadra si Neftchi Baku, Shakhter Karaganda, St. Mirren, FC Sheriff, Larisa dhe FC Alashkert, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Siroki Brijek në Bosnje Herzegovinë.

Mbrojtësi kroat ka firmosur kontratën dhe i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.