RTSH Sport Live

Dinamo e nis me fitore në Kategorinë e Parë

  • 04/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Dinamo e nis me fitore në Kategorinë e Parë
Blutë kanë mposhtur Orikun me rezultatin 2-0, me golat e Lilajt dhe Markut

Dinamo e nis me fitore aventurën në Kategorinë e Parë. Blutë e kryeqytetit, në javën e parë të sezonit të ri janë përballur me Orikun duke fituar me rezultatin 2-0. Nga një gol për cdo pjesë loje u ka mjaftuar për të marrë tri pikët.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ndërsa ishte Lilaj që dërgoi topin në rrjetë. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte Marku që në minutën e 54-ët arriti të dyfishojë rezultatin, duke vulosur dhe fatin e kësaj sfide si dhe tri pikët për skuadrën e tij.