RTSH Sport Live

Dinamo kalon Korabin, i afrohet Superiores

  • 01/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Dinamo kalon Korabin, i afrohet Superiores
Blutë e kryeqytetit kanë mundur 1-0 Korabin, me golin e Kolgegës në minutën e 27-të të takimit

Kategoria e Parë, Grupi A,  ka zbritur sot në fushën e lojës dhe Dinamo ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt rikthimit në Kategorinë Superiore, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje për tu luajtur në këtë fazë të Play Off. Blutë e kryeqytetit kanë arritur një fitore mjaft me vlerë në përballjen me Korabin, ku gjithçka është vendosur nga një gol i Kolgegës në minutën e 27-të të takimit. 1-0 dhe Kategoria Superiore është më afër. Nuk kanë munguar dhe kontestimet në këtë sfidë ku skuadra dibrane ka pretenduar të paktën në dy moment për penallti.

Në sfidën tjetër , të Grupit A, Burreli ka arritur të marrë një fitore 3-1 përballë Vorës duke u ngjiturnë vendin e dytë në klasifikim. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë në këtë sfidë, ku matjanët kanë shënuar tri herë me Kolecin 11’, Juta 16’ dhe Kurbneshin 18’. Goli i vetëm për Vorën është shënuar nga Spahiu 24’.

Po në Grupin A, faza play out, Erzeni ka marrë një fitore 2-0 përballë Besëlidhjes, ndërsa Oriku ka mundur 3-0 Veleçikun. Në Grupin B, faza play out, Turbina dhe Lushnja janë ndarë në barazim 0-0.

KATEGORIA E PARË

REZULTATET

Grupi A(Play Off)

DINAMO-KORABI 1-0

Shënues: Kolgega 27’

BURRELI-VORA 3-1

Golat: Koleci 11’, Juta 16’, Kurbneshi 18’/Spahiu 24’

Grupi A(Play Out)

ERZENI-BESËLIDHJA 2-0

Golat: Hyska 11’(pen.), Daja 49’

ORIKU-VELEÇIKU 3-0

Golat: Nuri 6’, 60’, Nurce 37’

Grupi B(Play Out)

TURBINA-LUSHNJA 0-0