Dinamo është përforcuar me mesfushorin Fjoart Jonuzi dhe mund të kërkojë edhe një qendërmbrojës deri në fund të janarit. Blutë janë një skuadër e konsoliduar dhe trajneri Daja nuk është partizan i prurjeve të shumta në merkaton e dimrit.
Dinamo ka bërë afrimin e parë në merkaton e janarit, mesfushorin Fjoart Jonuzi, pasi ky i fundit ndërpreu bashkëpunimin me Tiranën. Kuksiani është përforcimi i kërkuar nga trajneri Ilir Daja për mesfushën dhe deri në fund të merkatos së janarit mund të ketë edhe një afrim tjetër, ose ndoshta asnjë. Kjo për shkak se Daja është i njohur për filozofinë e tij për pak ndryshime të skuadrave në mesin e kampionatit.
Merkato e janarit njihet kudo si merkato e riparimeve dhe për këtë një apo dy lojtarë janë të mjaftueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për skuadra të konsoliduara. Aktualisht blutë janë një skuadër e tillë, pasi janë në krye të renditjes pas 19 javëve të kampionatit, me me tepër fitore dhe më tepër gola të shënuar se çdo skuadër tjetër.
Për sa iu përket golave të pësuar, ata janë 20 në 19 javë. Blutë pësojnë mesatarisht e pakta një gol për ndeshje dhe vetëm në 4 javë nga 19 e kanë ruajtur të paprekur portën, duke qenë larg rivalëve të tjerë për titull, si Egnatia e Partiazani që kanë dyfishin e ndeshjeve me rrjeta të paprekura.
Pikërisht ky është një defektet për t’u riparuar te Dinamo, çka sjell nevojën për një përforcim edhe në qendër të mbrojtjes, sidomos pas largimit të kroatit Muzhek, gjë që është kërkuar edhe nga vetë Daja në ditët e para të janarit.