RTSH Sport Live

Disiplina, 100 mijë lekë gjobë Kukësit

  • 17/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Disiplina, 100 mijë lekë gjobë Kukësit
Verilindorët e pësojnë për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen e Kupës

Komisioni i Disiplinës nuk e ka kursyer skuadrën e Kukësit për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve gjatë ndeshjes së Kupës. Në numër të konsiderueshëm në shkallët e stadiumit, duke dhuruar një atmosferë të jashtëzakonshme, tifozët e verilindorëve në fakt nuk kanë nguruar të hedhin dhe sende në fushë gjatë ndeshjes me Teutën. Disiplina, e mbledhur sot, ka dhënë një gjobë prej 100 mijë lekësh. E njëjta masë, për të njëjtën arsye, është marrë dhe për skuadrën e Butrintit.  

VENDIMET E PLOTA:

  1. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  3. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  4. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.