RTSH Sport Live

Ducati, tris në Misano: Martin, Bezzecchi e Bagnaia

  • 09/09/2023
  • |
  • Moto GP
Ducati, tris në Misano: Martin, Bezzecchi e Bagnaia
Spanjolli i Pramac kryesoi të gjithë garën dhe mundi Bezin. Pecco i reziston sulmit të KTM-ve, pavarësisht dhimbjes në këmbë

Është Jorge Martin ai që fiton Sprintin e Çmimit të Madh të San Marinos, i vlefshëm për raundin e dymbëdhjetë të kampionatit botëror të MotoGP. Fitore e bukur për spanjollin e Ducati Pramac, pas tij Marco Bezzecchi, i cili për një gabim të vogël në fund nuk arriti të sfidonte deri në fund Martin për vendin e parë.

I treti u rendit Francesco Bagnaia, i cili arriti t'i rezistojë dhimbjes në këmbë, duke ruajtur vendin në podium nga sulmi i egër i KTM-ve të Daniel Pedrosa dhe Brad Binder. Më pas, Maverick Vinales, i gjashti, përpara Luca Marini dhe shokut të skuadrës Aleix Espargaro.

GARA SPRINT:

  1. Jorge Martin (Ducati)
  2. Marco Bezzecchi (Ducati)
  3. Francesco Bagnaia (Ducati)
  4. Daniel Pedrosa (KTM)
  5. Brad Binder (KTM)
  6. Maverick Vinales (Aprilia)
  7. Luca Marini (Ducati)
  8. Aleix Espargaro (Aprilia)
  9. Alex Marquez (Ducati)
  10. Marc Marquez (Honda)
  11. Raul Fernandez (Aprilia)
  12. Miguel Oliveira (Aprilia)
  13. Johann Zarco (Ducati)
  14. Fabio Quartararo (Yamaha)
  15. Pol Espargaro (KTM)
  16. Franco Morbidelli (Yamaha)
  17. Jack Miller (KTM)
  18. Fabio Di Giannantonio (Ducati)
  19. Augusto Fernandez (KTM)
  20. Stefan Brad (Honda)
  21. Michele Pirro (Ducati)
  22. Takaaki Nakagami (Honda)
  23. Joan Mir (Honda)