Mundësi iranian Rahman Amouzadkhalili, që mposhti mundësin shqiptar Islam Dudaev, është kualifikuar për në finalen e stilit të lirë për peshën deri në 65 kg.
Ky sukses i iranianit është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi Dudaev futet sërish në garë dhe nesër do të ketë mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë.
E në ripeshkim, Dudaev do të ketë përballë amerikanin Reteford. E më pas do të ketë dhe dy ndeshje të tjera për të shkuar në zonën e medaljes së bronztë. Në dy raundet e para, Dudaev fitoi me superioritet pikësh ndaj mundësit nga Samoa, Akazavai, dhe u mund me superioritet pikësh në raundin çerekfinal nga iraniani Amouzad. Gjithsesi tanimë vajtja në ripeshkim, ndërsa me petkun e Kampionit të Europës në peshën deri në 65 kilogram, është një shans më shumë për medalje për Islam Dudaev. Gjithnjë tek e bronzta.