Për Kristof Dugarri puna që po bën Luis Enrike në Paris nuk justifikon besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të skuadrës. Sipas legjendës franceze, PSG në ndeshjen kundër Bajernit nuk kishte asnjë aspekt për tu vlerësuar.
“Trajnerin nuk mund të nxjerrim jashtë ekuacionit. Ai është përgjegjës për lojtarët e aktivizuar dhe për mënyrën se si rreshtohen në fushë. Ai mbase mund të mos jetë 100% fajtor, por them se ka një pjesë të madhe të fajit pasi prej tij nuk presim vetëm presing lart”, shpejgon Dugarri në një intervistë për “Mundo Deportivo”.
“Kurrë më parë s’kam parë një ekip si PSG-ja i këtij sezoni. Enrike mund të ketë shumë ide, por fakti se lojtarët e tij nuk e kuptojnë e bën këtë situatë shumë patetike”, pohoi 52-vjeçari.