RTSH Sport Live

Dy vëllezër në dy kombëtare të ndryshme, Nico Williams tregon pse Inaki zgjodhi Ganën

  • 24/03/2024
  • |
  • Spanjë
Dy vëllezër në dy kombëtare të ndryshme, Nico Williams tregon pse Inaki zgjodhi Ganën

Nico Williams, anësori sulmues i Athletic Bilbao dhe tashmë një lojtar i përhershëm në ekipin kombëtar spanjoll, bëri disa deklarata nga grumbullimi i Spanjës për “Marca”, duke filluar nga situata e pazakontë e familjes së tij: ai luan me Spanjën, ndërsa vëllai i tij Inaki mbron ngjyrat e Ganës.

"Nëse e fal? Sigurisht që e fal, sigurisht që e fal. Ishte gjyshi im që i kërkoi vëllait tim Inaki të luante për Ganën dhe të dy janë shumë krenarë për këtë. Vendimi ishte i tij dhe jam i lumtur që Inaki është me Ganën, edhe pse Kupa e Kombeve të Afrikës së fundit ishte një goditje e rëndë për të”.