RTSH Sport Live

Dybala: E ardhmja ime është te Roma

  • 21/02/2024
  • |
  • Itali
Dybala: E ardhmja ime është te Roma

“Për momentin e ardhmja ime është ndeshja tjetër. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë luaj për Romën dhe e imagjinoj veten te Roma”. Është përgjigja e Paulo Dybala për gazetën arabe, Al Arabi Al Jadeed.

Duke folur për ardhjen e Daniele De Rossit ai shtoi: "Ai ishte një ikonë e Romës si lojtar dhe tani është plotësisht i përkushtuar në rolin e tij të ri. Ai po transmeton idetë e tij dhe është vërtet stimuluese të punosh me të. Unë dua të jap më të mirën për këtë ekip dhe për tifozët që më pritën në mënyrë të pabesueshme. Do të doja një rezultat pozitiv dhe të arrijmë në Champions League këtë vit."

Nuk mund të mungonte një mendim edhe për José Mourinhon me të cilin punoi deri në 16 janarin e kaluar: “Të punoja me të ishte stimuluese dhe përfaqësonte rritje të konsiderueshme për mua. Po flasim për një trajner që ka bërë shumë në karrierën e tij, pa dyshim. Ai sjell përvojën e tij në tryezë dhe të ndihmon të rritesh si futbollist. Sinqerisht, nuk e di se çfarë e ardhme e pret, por jam i sigurt se do të vazhdojë në një klub të madh".