RTSH Sport Live

E bujshme në Peru, fikin dritat për të penguar kundërshtarët të festojnë

  • 09/11/2023
  • |
  • Futboll Bota
E bujshme në Peru, fikin dritat për të penguar kundërshtarët të festojnë
Ndodhi në fund të ndeshjes mes Alianza Lima kundër Universitario de Deportes

Ishte një ndeshje vendimtare për Universitario de Deportes, i cili fitoi titullin kombëtar peruan për herë të njëzet e shtatë duke fituar ndaj Alianz Lima. Dhe kështu kur Calcaterra në minutën e 82-të dyfishoi epërsinë, festa ishte tashmë në ajër.

Por në bilbilin e fundit erdhi surpriza e hidhur: dritat e stadiumit u fikën menjëherë, duke e lënë Universitario të festonte në errësirë. Sigurisht, një gjest i qëllimshëm dhe padyshim jo sportiv nga ana e Alianza, aq sa u kritikua edhe nga disa mbështetës të saj.