RTSH Sport Live

E pabesueshme, Freiburg eliminon Bayern-in nga Kupa e Gjermanisë

  • 04/04/2023
  • |
  • Gjermani
E pabesueshme, Freiburg eliminon Bayern-in nga Kupa e Gjermanisë
Në “Allianz Arena” vendosi Holer, i akullt nga pika e bardhë në minutën e 95-të

E pabesueshme ajo që ndodhi në “Allianz Arena”. Freiburg kryen një vepër me vlerë të madhe duke eliminuar Bayern nga Kupa e Gjermanisë në çerekfinale. Bavarezët kaluan të parët në avantazh falë golit të Upamecano, por u rikuperuan nga goli i Hofler dhe penalltia e Holer në minutën e 95-të. Rezultat i pabesueshëm për skuadrën e trajnerit të ri Tuchel, i cili duket se nuk ka arritur të zgjidhë problematikat e skuadrës dhe e paguan çmimin me këtë eliminim.

Freiburgu është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Gjermanisë pas Eintracht Frankfurt. Këta të fundit arritën të eliminojnë në çerekfinale Union Berlin. Gjithçka u zgjidh nga Kolo Muani me dy golat e tij në 11’ dhe 13’. Në minutën e 20-të Borre pa ti anullohet goli pas ndërhyrjes së VAR.