RTSH Sport Live

E pabesueshme, Milani përmbyset nga Specia!

  • 17/01/2022
  • |
  • Itali
E pabesueshme, Milani përmbyset nga Specia!
Leao nuk mjafton për kuqezinjtë: Agudelo dhe Gyasi heshtin San Siron. Theo Hernandez humbet një penallti

Në javën e 22-të të Serisë A, Milani humbi në mënyrë sensacionale 2-1 në shtëpi përballë Spezias dhe njëkohësisht humbi mundësinë për parakalimin në krye të Interit. Një Leao i jashtëzakonshëm i vë në gijotinë ligurianët, shpëtuar në më shumë se një rast nga Provedel. Nga një faull i portierit ndaj portugezit vjen penalltia që Hernandez e humbet (45'). Një minutë më vonë Leao me një veprim të zgjuar zhbllokon ndeshjen. Në pjesën e dytë barazon Agudelo në minutën e 64-të, më pas Gyasi befason Djallin në minutën e 96-të.

Në sfidën tjetër, Napoli mposhti Bolonjan 2-0 dhe konsolidon vendin e tretë në renditje pas milanezëve. Në Dall'Ara, djemtë e Spallettit nisin me këmbën e mbarë dhe e zhbllokojnë atë pas 20' me anë të Lozanos në një asistim të Elmas. Për ta mbyllur në fillim të pjesës së dytë është përsëri meksikani, këtë herë i shërbyer nga Fabian Ruiz. Rikthimin e Osimhenit e feston edhe Spalletti, ndërsa Mihajlovic shënon humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.