RTSH Sport Live

Egnatia, gati për sfidën e parë europiane

  • 09/07/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Egnatia, gati për sfidën e parë europiane
Ekipi rrogozhinas i ka dhënë fund përgatitjeve në stadiumin e Luzit

Egnatia u ka dhënë fund përgatitjeve për duelin e ditës së mërkurë ndaj Boran Banja Luka. Një duel shumë i rëndësishem, me rrogozhinasuit që kërkojnë të kalojnë turin e parë të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan ditën e hënë në stadiumin e Luzit seancën e fundit stërvitore, dhe të martën kanë udhëtuar drej Bosnjes. Për këtë takim, Edlir Tetova ka lënë jashtë dy futbollistë, të cilët nuk i ka përfshirë fare në listë. Bëhet fjalë për Drame, i cili vazhdon të mos bindë drejtuesit. Ndërkohë lojtari i dytë është Montenegro, i cili prej disa ditësh nuk ëshë stërvitur me ekipin, pasi vazhdon të mungojë.

Sa i përket arbitrave, do të jetë një treshe polake me kryesor Daniel Stefanski, ndihmuar nga Daëid Golis dhe Mikal Obukovic.