RTSH Sport Live

Egnatia ka harruar të fitojë, Teuta ndal kryesuesit në Rrogozhinë

  • 25/02/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Egnatia ka harruar të fitojë, Teuta ndal kryesuesit në Rrogozhinë

Teuta konfirmohet si “macja e zezë” e Egnatias, pasi durrsakët kanë ndalur në një barazim pa gola 0-0 kryesuesit e kampionatit në Rrogozhinë.

Duhet theksuar se Egnatia ka dominuar takimin, madje vendasve iu janë anuluar 2 gola në këtë takim (nga një për çdo pjesë), por rrogozhinasit nuk kanë arritur që të mposhtinTeutën, që vazhdon serinë e rezultateve pozitive në këto përballje direkte.

Egnatia çon në 4 numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat, por vazhdon të qëndrojë e vetme në krye të renditjes, tashmë në kuotën e 49 pikëve. Teuta merr një pikë të çmuar në transfertë përballë kryesuesve të Superiores.