RTSH Sport Live

Egnatia, ndaj Teutës për të mos humbur Europën

  • 18/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Egnatia, ndaj Teutës për të mos humbur Europën
Tre lojtarë të pezulluar, Edlir Tetova me dhimbje koke përpara takimit

Kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ishte nga ato që ndryshojnë objektiva, nga ato të afta të riformatojnë strategji, e që sjellin eufori në skuadër.

Egnatia tani ka bindjen se mund të luajë e barabartë me këdo kundërshtar. Pavarësisht humbjes së fundit në kampionat ndaj Erzenit, rezultati 0-3 ndaj Laçit në kupë tregoi karakter te rrogozhinasit.

Ditën e dielë, duke filluar nga ora 13:00 Egnatia duhet të bëjë mirë llogaritë ndaj Teutës por edhe ndaj mungesave që ka. Portieri Alen Sherri, Donald Mëllugja dhe Arbin Zejnullai kanë plotësuar numrin e kartonave, ndërkohë duhet parë gjendja fizike e mesfushori Majkëll Agbekpornu, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Laçit la fushën para kohe për shkak të një dëmtimi në minutën e 34-t.

Trajneri Edlir Tetova duhet me patjetër të ndryshojë dicka në fushë, ndaj një kundërshtari që prej 6 ndeshjesh radhazi nuk njeh humbje.