RTSH Sport Live

Egnatia, “paqe” me Teutën

  • 19/10/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Egnatia, “paqe” me Teutën
Vuthaj humbet penallti, Dylis i detyroi rrogozhinasit të luanin me 10 lojtar

Egnatia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 0-0 kundër Teutës për llogari të javës së 9-të në Abisnet Superiore. Dardan Vuthaj humbet 11 metërsh në pjesën e parë ndërkohë që mbrojtësi Dylis ndëshkohet me karton të kuq duke detyruar rrogozhinasit të luanin pjesën e dytë me 10 lojtar.

Dardan Vuthaj dhe Feansua Dylis detyrojnë Egnatian të mos shkojë më shumë se një barazim 0-0 kundër Tetutës në javën e 9 të “Abissnet Superiore”. Rrogozhinasit vijon të mos fitojnë kundër durrsakëvë që konfirmohen “macja e zezë” për kampionët të cilët nuk kanë mundur të fitojnë asnjeherë në impiantin “Egnatia Arena” kundër bregdetarëve.

Të besuarit e Edi Martinit e nisën vrullshëm sfidën duke ushtruar presion dhe për pasojë rrezikuan që në minutën e 2-të, por Toma nuk ishte i vëmëndshëm. Vendasit u kundërpërgjigjën me zbritje të shpejtë nga e djatha me Kasën, topi shkon në këmbët e Ahmetaj që tenton por pret i sigurt Tafas.

Egnatia është agresive me Lushkjen që peshkon në zonë Vuthajn, sulmuesi kontrollon topin dhe arrin të fitoj kontaktin me Kotobellin, për Emanuela Rustën ka 11 metërsh. Nga pika e bardhë shkon Dardan Vuthaj që tenton me të majtën por nuk arrinë të gjej katërkendëshin e miqve.

Ky episod zgjoi miqtë, të cilët flirtojnë me golin në minutën e 17-të. Emiljano Vila nxjerr nga repertori i tij një goditje të thatë me topin që ndalet në traversë. Dueli në Rrogozhinë ka ritëm me vendasit që tentojnë të thyejnë murin e Tetutës por Vuthaj, si për të konfirmuar një pasdite për tu harruar, bën mbrojtësin duke i mohuar festën Edison Ndrecës.

Me rezultatin 0-0 mbyllen 45 minutat e para të sfidën ndërkohë që fraksioni i dytë nisi me Tetovën që lë në dhomat e zhveshjes Vuthajn dhe në vënd të tij aktivizon Aliev.

Kampionë në fuqi mund të kishin bërë keq në aksionin e parë të rrezikshëm në pjesën e dytë, por Zejnullai ndalet mrekullisht nga Simeu. Më tej është Tetuta që mer frenat e lojës në duar duke rrezuikuar me Nasër, por egjiptiani nuk tregohet pragmatist. Në fundin e sfidës është sulmuesi mik, Preknicaj që me pak kujdes mund ti kishte dhuruar durrsakëve 3 pikë por në një pozicion të voltishëm nuk shënjestron kuadratin e Dobjanit.

Sinjalizimi i trefishtë i Emanuela Rustët bëri që skuadrta të ndanin pikët me Egnatian që vijion të mos fitojë kundër Teutës së Edi Martinit.