RTSH Sport Live

EKSKLUZIVE!!! Demi, një “dhuratë” surprizë Mehmetit

  • 15/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
EKSKLUZIVE!!! Demi,  një “dhuratë” surprizë Mehmetit
Sulmuesi i krahut është 24 vjeç dhe ka luajtur në të shkuarën me skuadra të tilla si Pelisteri, Vardari dhe Shkupi në kampionatin maqedonas

Matej Cvetanoski është dhurata që presidenti Demi i ka bërë trajnerit Mehmeti para ikjes në fazën përgatitore për në Slloveni. Talenti i futbollit maqedonas është bashkuar me Partizanin pikërisht në momentet e fundit, para nisjes për në fazën përgatitore duke ngrohur disi stafin teknik që shikon ti plotësohet ekipi me element cilësorë.

Cvetanoski nuk është një emër fare i panjohur për ambjentin e menaxherëve që operojnë në tregun rajonal sepse vite më parë kur ishte pjesë e Vardarit i është ofruar Partizanit, por marëveshja nuk është arritur. Ndërkohë që edhe sezonin e kaluar ishte Tirana që tentoi sulmuesin 24 vjecar, por sërish nuk u gjet akordi. Ndërkohë që sot, Cvetanoski mësohet se pas një takimi me drejtorin sportiv Marini dhe presidentin Demi  ka pranuar të nënshkruaj një kontratë dy vjecare që e lidh me Partizanin dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Mehmeti duke filluar nga dita e nesërme.

Matej Cvetanoski është një lojtar krahu që i pëlqen të luaj në një pozicion të avancuar, duke e krahasuar pak figurën e tij me Jasir Asanin që ka qënë para dy sezonesh tek Partizani. Ai është një lojtar që ka luajtur në të shkuarën me skuadra të tilla si Pelisteri, Vardari dhe Shkupi në kampionatin maqedonas, ndërkohë që muajt e fundit ka provuar karrierën në Hungari me ekipin e GYIRMÓT, ku ishte shok ekipi me sulmuesin më të ri që ka afruar Tirana, kosovarin Florent Hasani. Sezoni i fundit i Cvetanoskit ishte i ndarë mes 14 prezencash me Shkupin fazën e parë duke shënuar 5 gola, dhe 10 prezencash me ekipin hungarez në fazën e dytë pa gjetur dot rrugën e rrjetës.