RTSH Sport Live

Elbasani, fitore për vendin e parë

  • 16/03/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Elbasani, fitore për vendin e parë
Skuadra e trajnerit Nevil Dede ka mposhtur 3-0 Burrelin

Tre gola për tri pikë. Elbasani ka arritur të mposhtë 3-0 Burrelin në javën e 25-të të Kategorisë së Parë duke u pozicionuar në vendin e parë në klasifikim në kuotën e 59 pikëve, një më shumë se Bylisi i vendit të dytë.

Në “Elbasan Arena” formacioni I drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 34-ët me anë të Melos. Më pas në pjesën e dytë, Lleshi 73’ dhe Bobby 80’ kanë “blinduar” fitoren 3-0.