RTSH Sport Live

Skënderbeu “fundos” Erzenin, vendos Janaqi

  • 27/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Skënderbeu “fundos” Erzenin, vendos Janaqi
Korçarët kanë triumfuar me rezultatin 1-0 përballë shijakasve në ndeshjen e javës së 33-të të Superiores

Skënderbeu ka rrëmbyet tri pikë në këtë javë të 33-të të Superiores pasi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Erzenin, duke e shtyrë këtë të fundit gjithnjë e më shumë drejt Kategorisë së Parë. Një ndeshje që u vendos që në minutën e 7-të nga një gol i Janaqit, i cili nuk i la asnjë mundësi portierit të shijakasve, Hasanbelli.

Në pjeën e dytë situata bëhet akoma më e vështirë për shijakasit, të cilët humbasin shërbimin e futbollistit Mëllugja, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrja të gabuar ndaj Juri.

Mbyllet me rezultatin 1-0 dhe me këtë fitore skuadra korçare është më afër “Final Four, ndërsa shijakasit gjithnjë e më shumë drejt rënies nga kategoria.