RTSH Sport Live

Dinamo e Laçi, barazimi që vlen pak

  • 27/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Dinamo e Laçi, barazimi që vlen pak
Një ndeshje e luftuar në “Elbasan Arena”, por që është mbyllur pa gola, 0-0

Dinamo dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në një ndeshje të luftuar në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Nga një pikë për secilën skuadër, që vlen shumë pak për objektivat që kanë në këtë moment të rëndësishëm të sezonit.

Pjesa e parë ishte mjaft e kujdesshme për të dyja skuadrat, që menduan më shumë të mbroheshin se sa të krijonin dhe të sulmonin. Tjetër muzikë në pjesën e dytë, me kurbinasit që e nisën menjëherë në sulm, por që me kalimin e minutave skuadra dinamovite arriti të futet në lojë dhe të marrë kontrollin.

Megjithatë, gjithçka përfundoi në shifrat 0-0, me Dinamon që shkon në kuotën e 47 pikëve, vendi i 4-ët, dhe Laçi në kuotën e 39 pikëve, vendi i 7-të, me objektivin për tu larguar sa më shumë nga zona e ftohtë e klasifikimit.