RTSH Sport Live

Emiljano Vila rikthehet te Partizani

  • 15/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Emiljano Vila rikthehet te Partizani
Mesfushori, që në sezonin e kaluar luajti për Teutën, është zyrtarisht i kuq

Emiljano Vila është blerja më e re e skuadrës së Partizanit. Mesfushori 35-vjeçar, që në sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, rikthehet në skuadrën e kuqe pas 5 vitesh. U aktivizua me të kuqtë për herë të parë në vitin 2014, ndërsa bëri një rikthim në vitin 2018 duke dhënë kontributin e tij. I rritur në akademinë e Teutës, por i shumëshëtitur në skuadra të ndryshme si Dinamo e NK Lokomotiva në Kroaci, PAS Giannina e AOK Kerkyra në Greqi, Inter Baku në Azerbajxhan e për të përfunduar sezonin e kaluar në radhët e bregdetarëve. Në Shqipëri, krahas Teutës e Partizanit, Vila është aktivizuar dhe me Dinamon e Skënderbeun.

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

𝐄𝐌𝐈𝐋𝐈𝐀𝐍𝐎 𝐕𝐈𝐋𝐀 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐅𝐀𝐌𝐈𝐋𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐊𝐔𝐐𝐄 

FK Partizani njofton rikthimin e Emiliano Vilës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Vila do të jetë pjesë e Kampionëve të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Pas eksperiencës pozitive me Teutën sezonin e kaluar Vila rivesh fanelën e kuqe.