Tashmë nuk është më një risi. UEFA u beson sërish një ndeshje në arenën ndërkombëtare gjyqtarëve shqiptarë.
Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e Conference League mes Luganos dhe Gent, që do të luhet të enjten e 28 nënorit në orën 21:00 në “Arena Thun”.
Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e Jorgjit, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti. Një tjetër arbitër shqiptar, Kreshnik Barjamaj, do të jetë asistent në VAR.