Ertian Kofsha është Kampion Europe për moshën deri në 17 vjeç në peshëngritje, ndërsa gjithçka është duke u zhvilluar Raszin të Polonisë. Tre medalje të arta për shtangistin shtërmenas, ndërsa stilin e shkëputjes e ka nisur me 135 kilogram. Në provën e dytë, që do të shkonte drejt medaljes së artë, Kofsha ngre 140 kilogram. Dhe nuk arrin të ngrejë 145 kilogram, por që nuk i prish punës, sepse e kishte siguruar vendin e parë në stilin e shkëputjes. Në shtytje është i suksesshëm në të tria provat. 161 kilogram në të parën, 165 kilogram në të dytën dhe në të tretën 168 kilogram dhe medalja e dytë e artë. E në dygarësh me 308 kilogram merr të tretën e artë duke qenë “mbreti” i peshës 89 kilogram.
Një meritë e padiskutueshme e trajnerit Leonard Toska, ndërsa peshëngritja me të artin Ertian Kofsha dhe me të bronztën Enkileda Carja tregon se ka të ardhme të sigurtë. Jo pak, por gjashtë medalje në Kampionatin Europian të moshës 15 dhe 17 vjeç, ndërsa sukseset ndërkombëtare janë të sigurta edhe me këtë brez të ri.