RTSH Sport Live

Espargaró, një mace e terrorizon në pistë në Jerez!

  • 29/04/2023
  • |
  • Moto GP
Espargaró, një mace e terrorizon në pistë në Jerez!
Spanjolli i Aprilia e gjen veten përpara një mace gjatë provave të treat të lira të Çmimit të Madh të Spanjës

Momente frike për Aleix Espargaró gjatë provave të treat të lira të Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP. Eksperti spanjoll i Aprilia e gjeti veten për pak çaste përballë një maceje që kaloi rrugën e Jerez de la Frontera. Fatmirësisht nuk pati asnjë përplasje, por Espargaró u shfaq i pakënaqur nga ajo që kishte ndodhur.

GP spanjoll, gara e katërt e kampionatit botëror 2023, është planifikuar për në fundjavë në Jerez. Gara e sprintit në MotoGP është planifikuar për sot, të shtunën, në orën 14:55, ndërsa gara e së dielës, për klasën premier, është caktuar në orën 15:00.